إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡحَقِّ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ ٣
Illal-ladhīna āmanū wa'amilus-sālihāti watawāsaw bil-haqqi watawāsaw bis-sabr
përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.427
Shënimet
427 Sa më shumë që koha kalon, aq më tepër njeriu i afrohet humbjes, nëse nuk plotëson katër kushte që kanë të bëjnë me përsosjen e tij personale dhe përsosjen e të tjerëve: besimi tek Allahu dhe te gjithçka që ai ka urdhëruar të besohet; kryerja e veprave të mira, qofshin këto vepra fizike apo shpirtërore; këshillimi i të tjerëve me këtë të vërtetë dhe këshillimi i tyre që të durojnë në përpjekjen e tyre për t’iu përmbajtur urdhrave të Allahut dhe për të duruar sprovat e dhembshme dhe të vështira që mund të ketë paracaktuar Ai.