إِن تَجۡتَنِبُواْ كَبَآئِرَ مَا تُنۡهَوۡنَ عَنۡهُ نُكَفِّرۡ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَنُدۡخِلۡكُم مُّدۡخَلٗا كَرِيمٗا ٣١
In tajtanibū kabā'ira mā tunhawna 'anhu nukaffir 'ankum sayyi'ātikum wanudkhilkum mudkhalan karīmā
Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.59
Shënimet
59 Ky varg na këshillon dhe na urdhëron për t’u frenuar nga gjynahet e mëdha. Lidhur me këto çështje, ka shumë studime nga teologët e mëdhenj. Atij që frenohet prej këtyre gjynaheve Zoti i ka premtuar se do t’i falen gjynahet e vogla. Duhet theksuar se një e mirë e thjeshtë ose një e keqe e vogël nuk bën të nënçmohen e të mohohen, sepse atëherë shndërrohen në gjynahe të mëdha (përkthyesi).