وَلَوۡلَآ أَن ثَبَّتۡنَٰكَ لَقَدۡ كِدتَّ تَرۡكَنُ إِلَيۡهِمۡ شَيۡـٔٗا قَلِيلًا ٧٤
Walawlā an thabbatnāka laqad kitta tarkanu ilayhim shay'an qalīlā
Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata,178
Shënimet
178 Vargjet 73-74 bëjnë fjalë për një propozim që idhujtarët mekas i bënë Profetit Muhamed (a.s.): ata do ta respektonin Zotin për të Cilin ai fliste, nëse ai do të respektonte disa nga zotat e tyre. I shtyrë nga përkushtimi i tij, sepse vuante kur dëgjonte idhujtarët të shanin Allahun, Muhamedi (a.s.) për pak sa s’e mori në konsideratë këtë propozim. Mirëpo Allahu i Madhëruar ndërhyri me Shpalljen e Tij dhe e forcoi Profetin (a.s.).