لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ وَلِيَتَمَتَّعُواْۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٦٦
Liyakfurū bimā ātaynāhum waliyatamatta'ū fasawfa ya'lamūn
për të mohuar atë që u kemi dhënë Ne dhe për t’u kënaqur.250 Por shpejt do ta marrin vesh!
Shënimet
250 Pasi kanë shpëtuar nga rreziku i mbytjes, njohja e njëshmërisë së Allahut dhe bindja ndaj rrjedhojave të kësaj njohjeje u kushtojnë shtrenjtë mosbesimtarëve, sepse i pengojnë të lëshohen në kënaqësitë e pasioneve.