وَأَوۡرَثَكُمۡ أَرۡضَهُمۡ وَدِيَٰرَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُمۡ وَأَرۡضٗا لَّمۡ تَطَـُٔوهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا ٢٧
Wa awrathakum ardahum wadiyārahum wa amwālahum wa ardal lam tata'ūhā wakānallāhu 'alā kulli shay'in qadīrā
Ai ju bëri trashëgimtarë të tokës, shtëpive dhe pasurive të tyre, si dhe të një toke që nuk e kishit shkelur më parë260; Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
Shënimet
260 Bëhet fjalë për oazën e Hajberit.